Ngrohja globale, një botë e përgatitur keq

0

Ngrohja globale mbetet një krizë kryesisht rurale, dhe se zonat e prekura më rëndë janë ato ku jeta rurale është e varfër, e nën-investuar, jo-komerciale dhe ku mungojnë lidhjet me ekonominë globale


Doug1Doug Saunders

Katastrofa e zjarreve të mëdha që përfshinë ditët e fundit Fort McMurray, është një tragjedi e veçantë për Kanadanë, por forca shkatërruese e tymit dhe zjarrit nuk janë shenja e vetme e El Ninjos jashtëzakonisht të fortë në Paqësor të këtij viti, dhe as moti i nxehtë dhe i thatë që po përhapet rrezikshëm nëpër botë. Nuk janë as zjarret po aq serioze që kanë përfshirë aktualisht të gjithë Siberinë dhe Rusinë Lindore.
Teksa është duke shkaktuar katastrofa natyrore, viti i gjatë i ngrohjes globale është provuar të jetë një test stresi për zonat rurale të botës. Shumica e tyre nuk janë duke e kaluar atë. Duke i dhënë pjesës më të madhe të botës një vit më të ngrohtë se zakonisht, El Ninjo po na tregon se sa të keq-përgatitur janë pjesë të caktuara të botës për të ardhmen e temperaturave të larta– dhe se sa fort janë të lidhura me njëra-tjetrën klima, ushqimi, varfëria dhe zhvillimi ekonomik.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “714” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply