Një Europë e qytetarëve

0

projectAna Palacio

Muaji i kaluar ishte një tjetër muaj mizor për Europën, i cili e pati kulmin në sulmet terroriste në Bruksel, në 22 mars. Pas atyre sulmeve, europianët kanë vënë në shënjestër dështimet institucionale të Bashkimit Europian dhe paaftësinë e tyre, për të mos përmendur krizën ekzistenciale me të cilën ai përballet.
Mendime të tilla duket se shfaqen shpesh këto ditë, teksa Europa përballet me një seri të pafundme emergjencash, nga kriza greke, tek fluksi i refugjatëve. Megjithatë vetëkënaqësia mbetet në rend të ditës, teksa udhëheqësit e BE adoptojnë një mentalitet reagimi ndaj krizës që privilegjon reagimin në vend të veprimit, dhe përjetëson ciklin e destabilizimit.
Fakti që krizat janë shndërruar në normalen e re të BE e ka forcuar idenë, tashmë të kudogjendur mes eurofilëve dhe eurokratëve, se ne thjesht do të vazhdojmë të bëjmë përpara. Kjo qasje është e gabuar dhe e rrezikshme.
Kështu si është, uniteti europian po shpërbëhet me shpejtësi. Referendumi i sapo përmbyllur në Holandë, ku votuesit holandezë refuzuan në shumicë një marrëveshje asociimi mes BE dhe Ukrainës, është thjesht shembulli më i fundit. Nëse BE dëshiron t’i mbijetojë këtij shkatërrimi me lëvizje të ngadaltë, nevojitet me urgjencë veprim i guximshëm.

Vazhdimin mund ta lexoni në revistën Koha Javore

Share.

Leave A Reply