Një humbje në heshtje

0

Eric P. Hamp ishte mes të gjithash indo-europianist, keltolog, sllavist i shquar. Ideja për studimet mbi prejardhjen e shqipes i lindi rreth viteve 1950 gjatë një vizite në Italinë jugore, ku ra në kontakt me arbëreshë, të cilët që prej shekullit XV pas vdekjes së prijësit të tyre, Gjergj Kastrioti -Skënderbeut, kishin emigruar në gadishullin italik, për të jetuar por edhe për të përhapur a mbajtur gjallë gjuhën dhe zakonet të pranishme sot

Për Koha Javore: Astrit Lulushi

Vdiq përfaqësuesi i fundit i një brezi të shquar albanologësh. Ai ishte 98 vjeç. Quhej Eric Pratt Hamp. Vdiq më 17 shkurt 2019. Shtypi shqip heshti, jo në shenjë nderimi por sepse ndoshta nuk kishte kohë të kujtohej. Shqiptarët sot kanë probleme krimin, korrupsionin e varfërinë, pasoja të politikave, këto i bëjnë të harrojnë kulturën, kulturologët e albanologët, veçanërisht ata të huaj.
Eric P. Hamp ishte mes të gjithash indo-europianist, keltolog, sllavist i shquar. Ideja për studimet mbi prejardhjen e shqipes i lindi rreth viteve 1950 gjatë një vizite në Italinë jugore ku ra në kontakt me arbëreshë, të cilët që prej shekullit XV pas vdekjes së prijësit të tyre, Gjergj Kastrioti -Skenderbej, kishin emigruar në gadishullin italik, për të jetuar por edhe për të përhapur a mbajtur gjallë gjuhën dhe zakonet të pranishme sot. Pastaj Hamp shkoi në Greqi për të njohur nga afër edhe arbëreshët (arvanitas) dhe dialektin e tyre.
Ndryshe nga linguistët e tjerë, veçanërisht ata evropianë, të cilët punojnë tërësisht në bazë të materialeve të shkruara, Hamp kreu punë të gjerë kërkimore, mbështetur në kontakte të drejtpërdrejta me gjuhët dhe dialektet indo-evropiane si shqipja, arbërishtja dhe arvanitika; breton; welsh; irlandisht; skoceze dhe gaelike.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “853” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply