Një përcjellje dinjitoze nga Nju-Jorku

0

Të shtunën që kaloi, më 10 Nëntor, 2018, në Nju Jork, më saktësisht në Qendrën Nënë Tereza, pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, u zhvillua ceremonia për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit. Ishte ky një organizim, që u bë i mundur nga një vendim i marrë nga qeveria e Republikës së Shqipërisë korrikun që kaloi

Për Koha Javore: Frank Shkreli

Qeveria shqiptare kishte vendosur që eshtrat e Mid’hat Frashërit, njërit prej nënshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njërit prej figurave më të dalluara të kulturës dhe letrave shqipe, të kthehen në Atdhe këtë muaj, me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe në kuadër të vitit mbarëkombëtar, në kujtim të 550-vjetorit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Qeveria e Kryeminstrit Edi Rama kishte marrë vendimin për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit, bazuar në kërkesën e Institutit të Studimeve “Lumo Skëndo” dhe kryetarit të këtij instituti, Z. Uran Butka. Vetë Z. Butka — me një delegacion nga Shqipëria, me përfaqësues nga qeveria dhe të Institutit të Studimeve Historike në Tiranë, Lumo Skëndo, të cilin ai e drejton – mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Qendrën Nënë Tereza, së bashku me shumë personalitete të komunitetit shqiptaro-amerikan si dhe anëtarë të familjes Frashëri. Z. Butka dhe folës të tjerë nënvizuan kontributin e madh të Mid’hat Frashërit në shumë fusha kulturore dhe politike, duke e quajtur atë shumë-dimensional në aktivitetin e tij, përfshirë kontributin e madh historik si– ndër të tjera — njëri prej nënshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë dhe si Kryetar i Komisionit të Alfabetit shqip në vitin 1908, ku së bashku me At Gjergj Fishtën e të tjerë, ai mbështeti alfabetin me germa latine për shqiptarët.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “840” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply