Njeriu në luftë me jetën

0

Mund të jetojmë kohë gënjeshtrash, por ato mund të zëvendësohen me kohë në të cilat do shkëlqejë urtësia dhe drejtësia, mundë të ketë kohë hajdutësh e rrugaçësh, kohë përplot me shpifje dhe intriga, por edhe kohë njerëzish të ndershëm e fisnikë, kohë në të cilat rrëfehen përralla që të përgjumin dhe kohë në të cilat rrëfehen do përralla të tjera që shërbejnë për të zgjuar njerëzimin nga gjumi. Sidoqoftë, njerëzit janë përherë humbës në luftë me kohën e tyre

Qani Osmani

Jeta nuk është një rrjedhë me të cilën do të mund të notosh si të duash, ajo shumë herë mundohet të të fundos, por ti mblidh forcat dhe kujdesin se në cilën anë do mund të dalësh më shpejt në tokën e shpëtimit. Të jesh një peshk që shkon sipas rrjedhës së lumit është shumë lehtë, sepse s’ke nevojë të mësosh notin, ja lë veten rrymës. Por po të shkosh në drejtimin e kundërt të rrjedhës së lumit atëherë jo vetëm që ke mësuar notin, por përkundër peshqve tjerë ke marrë guximin dhe mundin që të sfidosh rrjedhën për hir të faktit se jo çdoherë rrjedha e lumit të çon aty ku duhet.
Kohët mund të kenë ngjyrime të llojllojshme, mund të duken të bardha në shikim të parë e në fakt të mbulojnë njerëzimin me errësirë, mund të mbretëroj koha në të cilën mbytet arsyeja dhe koha në të cilën mençuria mbisundon, mund të jetohen kohë të ngjashme me këto që po i jetojmë e në të cilat nuk është aspak e rëndësishme oferta e vërtetë politike, kombëtare, intelektuale, mund të kemi kohë për vajtime por edhe kohë për këngë dhe gëzime, kohët mundë të prodhojnë njerëz si qenë por edhe njerëz si luanë, ka kohë për qyqarë dhe ka kohë për trima.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “874” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply