Paradokse shqiptare!

0

Jetojmë në një kohë ku drejtësia nuk kërcënon me ligjin e arsyes, por kërcënon me ligjin e korrupsionit, ku në vend se politikanët të varen nga mediat dhe të jetojnë nën presionin e tyre, mediet varen nga politikanët dhe punojnë nën presionin e tyre, ku për t’u punësuar nuk kërkohen kritere, por libreza të partive politike, ku shumica e politikanëve nuk flasin me gojë, por flasin me gishta

Qani Osmani

Në këtë kohë dhe periudhë të vështirë nëpër të cilën po kalon populli shqiptar në përgjithësi, si dhe popullata shqiptare në Mal të Zi, ajo që bie në sy janë paradokset e shumta, të cilat vështirë të kuptohen dhe të arsyetohen si të tilla.
Madje, të shumta janë pikëpyetjet dhe pikëçuditëset me të cilat ndeshet secili prej neve çdo ditë e më tepër, e të cilave jo vetëm që po dështojmë në vazhdimësi që t’u japim përgjigjen dhe shpjegimin e duhur, porse, të njëjtave, dalëngadalë kemi filluar edhe t’ju shmangemi, duke ia lënë fatin tonë stihisë!
Pikëpyetjet dhe pikëçuditëset e këtilla janë të shumta…Andaj, le të ndalemi së bashku, qoftë edhe për një çast, dhe t’ia parashtrojmë disa prej tyre, para se gjithash vetvetes, edhe atë, në shërbim dhe funksion të së vërtetës së pamohueshme e cila tingëllon: “të kuptuarit e problemit është gjysma e zgjidhjes”.
Në mesin e këtyre pikëpyetjeve të cilat imponohen natyrshëm dhe fuqishëm në biseda dhe diskutime të këtij lloji, dhe të cilat meritojnë një përsiatje dhe qasje më serioze, e mbi të gjitha, një përgjigje të sinqertë, sado e hidhur të jetë, janë çështjet që vijojnë:
Paradoksale është se sot jetojmë në një kohë ku në emër të moralit flasin të pamoralshmit, ku të papunët e të varfrit mbushin kafeteritë, ku të diplomuarit janë të papunë, ndërsa ata pa diploma punojnë, ku kemi shumë universitete e shumë pak dije, ku politikanët e korruptuar flasin kundër korrupsionit, ku shumica e politikanëve pasurohen brenda natës, kurse qytetarët marrin rrugën e zorit.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “863” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply