Paradokset që përcjell historia

0

Në këtë prag jubileu, 10 vjet të shpalljes së Pavarësisë nga Serbia, si edhe të statusit si Republikë Parlamentare, kërkesa dhe lufta e shqiptarëve për t’i garantuar të drejtat, marrin një peshë dhe forcë të madhe. Në kuadrin edhe të lirive të realizuara që mundësojnë dhe gëzojnë popujt në vendet me orientim evropiano-perëndimor, kur për më tepër Mali i Zi aspiron të jetë edhe vend anëtar i NATO-s me të drejta të plota, këto më shumë se kurrë përbëjnë imperativin e punës dhe të luftës politike, që duhet të ketë një dimension të ri

zyhni beqiraj

Për Koha Javore: Zyhni Beqiraj

Pak ditë më parë Televizioni Top Channel transmetoi dokumentarin mbi Ulqinin dhe historinë e tij, të përgatitur nga gazetari Marin Mema. Dokumentari me sa kam kuptuar nga kontaktet me njerëzit, është ndjekur me shumë interes, për shkak të tematikës, përmbajtjes, informacioneve që përcolli, si edhe problemeve aq të mprehta të shtruara.
Nëpërmjet dokumenteve të sakta, pamjeve të shumta filmike si edhe të prononcimeve dhe dëshmive të një sërë personalitetesh ulqinake, autori mundi që nëpërmjet valëve në eter, të sjellë deri në mjediset familjare dhe jo vetëm, pse jo edhe në mendjen dhe shpirtin e çdo shqiptari, historinë e një prej trevave më të spikatura shqiptare për nga historia e traditat, të cilat vijnë që nga lashtësia. Kësisoj Ulqini, qyteti mbi 2500-vjeçar, erdhi midis nesh, jo vetëm me tërë madhështinë e historisë së tij, por edhe me dhimbjen e shkaktuar nga padrejtësitë shekullore mbi trupin e tij.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “715” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply