Partitë politike dhe demokracia

0

Demokracia bashkëkohore sot as që mund të kuptohet e ndarë nga partitë politike. Veprimi dhe ndikimi i ndërsjellë i tyre është i pranishëm prej fazave më të hershme të paraqitjes së partive politike dhe zgjat deri në ditën e sotme, me tendencë që të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ç ’është e vërteta, kjo lidhshmëri nuk ështe manifestuar në të gjitha fazat e zhvillimit të shoqërisë moderne në të njëjtën formë, në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin intensitet

Qani Osmani

Partitë politike u vunë në shërbim të shoqërisë qysh në momentet kur masat e gjera popullore e fituan të drejtën e votës si një e arritur shumë e vlefshme e demokracisë moderne. Rritja e numrit të votuesve me siguri do të kishte provokuar çrregullime dhe kaos po të mos kishin ekzistuar partitë politike të cilat e morën si obligim ta luajnë rolin e ndërmjetësit midis qytetarëve që e gëzonin të drejtën e votës dhe shtetit, domethënë rolin e faktorit i cili do ta organizojë dhe mobilizojë elektoratin. Partitë politike prej atij momenti shndërohen dalëngadalë në mjet për realizimin dhe funksionimin e demokracisë. Ato së shpejti u shndërruan në pjesëmarrëse aktive në të gjitha proceset politike dhe demokratike në shtetet bashkëkohore. Domethënë, pjesmarrja e partive politike në proceset demokratike dhe politike bëhen një nga veprimet kryesore të tyre. Sikurse shihet, fizionominë dhe karakterin e sotëm partitë politike e marrin pas shumë lëvizjeve revolucionare dhe humane në shtetet e Evropës Perëndimore dhe SHBA-së, por vetëm atëherë kur e drejta e votës u normua si e drejtë elementare që u takon të gjithë qytetarëve që i plotësojnë disa kritere të parashikuara me ligj.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “776” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply