Përfaqësimi dhe sfidat e shqiptarëve për ndryshimin e situatës

0

Përfaqësimi i shqiptarëve në organet e administratës publike, është një nga sfidat më të rëndësishme për shqiptarët në Malin e Zi, në këtë kuadër edhe për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve si institucion përfaqësues

Faik Nika

I. PËRFAQËSIMI I PAKICËS SHQIPTARE NË ORGANET E ADMINISTRATËS PUBLIKE
Mbase nga konferenca nuk do të mësojmë shumë më tepër nga çfarë dimë për përfaqësimin e shqiptarëve në organet e administratës publike, për shkak të mungesës së të dhënave precize nga të gjitha institucionet publike në Malin e Zi, mirëpo kjo konferencë do të ndikojë gjithsesi në ndërgjegjësimin dhe promovimin e kësaj problematike, në zgjimin e interesit për tu marrë me këtë çështje me seriozitetin më të madh.
Për të pasur një pasqyrë më të saktë për atë që po flasim sot, fillimisht duhet theksuar se sipas të dhënave zyrtare nga cenzusi i vitit 2011, përqindja e shqiptarëve në Malin e Zi është 4.91% nga numri i përgjithshëm i popullatës ose përkthyer në numra, 30439 shqiptarë.
Nga ana tjetër është argumentuar katërçipërisht se shqiptarët në Malin e Zi janë faktor shtetformues, faktor stabiliteti, kanë dhënë dhe japin kontribut të çmuar në demokratizimin e Malit të Zi, në proceset e integrimeve Evro-Atlantike, në zhvillimin ekonomik të vendit, në aspektin profesional e kadrovik etj.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “858” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply