…përgjegjësi

0

Dikur, shpesh edhe sot, ishte tmerrësisht e rrezikshme që njeriu mendimet e veta t’i shfaqte brenda rrezes së një teleskopi. Gjëja më e vogël që mund të shkaktonte ishte një qëndrim nervoz, një ankth i pavetëdijshëm, një zakon për të pëshpëritur me veten – që e bënte të dukej i çmendur – të kishte diçka për të fshehur, në çdo rast, të mbante një shprehje të pakënaqshme në fytyrë … ishte një vepër e dënueshme

Për Koha Javore: Astrit Lulushi

Pavarësia nuk është fjalë boshe dhe as pavlerë. Njeriu lind i pambrojtur dhe i paaftë të mbrojë veten, fat i paracaktuar për të qenë i varur, për të mosnjohur kurrë pavarësi. Kështu, mbrojtja e jetës mund të thuhet se ka vlerë, por për cilin? Për atë qe merr përgjegjësinë ta mbrojë atë. Sepse si mund t’i kërkohet një tjetri të rrezikojë jetën e vet për të mbrojtur tënden?
Gjëja më e frikshme është gjëja më e zakonshme. Besimi në dikë është çlirim nga përgjegjësia e vetes edhe kjo është kaq e zakonshme. Njeriu heq dorë nga pavarësia duke mos pranuar të marrë përgjegjësi për mbrojtjen e jetës së vet. Karakteristika thelbësore e të gjitha qeverive, pavarësisht nga forma, është autoriteti, vendosur diku me respekt e diku me forcë, frikë e mashtrim. Qeveria është forcë e organizuar, jo domosdoshmërisht me ose pa forcë, për të sunduar e dominuar të tjerët.
Hapi më i thjeshtë i një individi të guximshëm, thotë Solzhenicin, është që të mos marrë pjesë në gënjeshtër. Vetëm një fjalë në përkrahje të së vërtetës tejkalon gjithë botën.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “873” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply