Përgjegjësia politike e shumicës ndaj pakicës

0
Dr.Nail Draga

Mjediset multinacionale dhe multikulturore përkatësisht marrëdhëniet në mes popujve përkatës të shoqërive të tilla, vazhdimisht kanë qenë intriguese, sepse raportet shoqërore nuk janë vetëm çështje sistemore, por edhe parimore të respektimit të ndërsjellë. Nga përvoja e vendeve të ish- kampit socialist ka se çka të mësohet në këtë aspekt ku përjashtim nuk bën as Mali i Zi. Duke marrë parasysh faktin se Mali i Zi është mjedisi me multinacional në Evropën Juglindore, si i tillë mbetet për të realizuar në praktikë aktet ligjore vendore dhe standardet ndërkombëtare që janë në favor të barazisë nacionale e qytetare, duke eliminuar qasjen unitare dhe paragjykimet nga e kaluara moniste.

Standardet europiane obligim shtetëror
Ndonëse ne lidhje me mbrojtjen e qytetarëve të cilët këtu cilësohen si popuj pakicë apo pakica kombëtare, ekzistojnë obligime ligjore dhe kushtetuese kur pozita dhe statusi i tyre varet nga vetë pushteti, përkatësisht nga shumica e cila prezantohet përmes institucioneve qeveritare. Duke marrë parasysh faktin se pozita dhe statusi i popujve të tillë në monizëm nuk ishte në nivelin e dëshiruar, madje në shumë elemente edhe diskriminuese, ku shqiptarët e kanë përjetuar në mënyrë praktike, vazhdimisht ka mundësi të diskutohet dhe të merren masa për përmirësimin e një statusi të tillë, sidomos tash në pluralizëm. Në rrethana të reja në pluralizëm duhet bërë angazhim konkret për të eliminuar pabarazinë praktike të trashëguar ,që nuk është në favor të barazisë qytetare dhe nacionale në Mal të Zi, si mjedis multinacional dhe multikulturor. Ndonëse një sintagmë e tillë paraqet obligim shtesë të institucioneve qeveritare për barazi në nivel shtetëror duke respektuar standardet demokratike evropiane, shumica parlamentare nuk ka treguar ndonjë interesim të veçantë që do të ishte në favor të avancimit të pozitës dhe statusit të tyre shoqëror.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “866” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply