Pluralizmi dhe gjeopolitika shqiptare e munguar

0

Nuk zgjidhen problemet me takime të rastit por me angazhime të vazhdueshme dhe programe konkrete në sajë të strategjisë kombëtare për shqiptarët në hapësirën e tyre etnogjeografike, e cila deri më tash ka munguar nga shteti amë–Shqipëria, që paraqet dobësi institucionale nga ana e qeverive të ndryshme në kohën e pluralizmit, që nuk mund të arsyetohet me asgjë, sepse çështja kombëtare nuk është pronë e ndonjë partie politike apo klaneve të ndryshme por e të gjithë shqiptarëve në kohën e tashme dhe atyre që do të vijnë pas nesh

Dr.Nail Draga

Nëse në kohën e monizmit interesimi i shtetit amë-Shqipërisë për shqiptarët jashtë kufijve politikë të saj trajtohej si paternalizëm apo përzierje në punët e brendshme të shtetit tjetër, nga viti 1990, në saje të dështimit të ideologjisë komuniste, kjo çështje mori përmasa të tjera që janë në favor të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar në hapësirën e tyre etnogjeografike.
Por, pasi nga ai vit po bëhen rreth tri dekada, është kohë e mjaftueshme për të analizuar se sa ishte përkujdesja nga shteti amë-Shqipëria që është obligim kushtetues, për bashkëkombësit e tyre, në rastin konkret për shqiptarët në Mal të Zi.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “857” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply