Politika e pakicave dhe integrimi në BE

0

Kuptohet se realizimi i normave të parashikuara duhet të jetë sfidë, në veçanti, për ata që janë përgjegjës të drejtpërdrejtë në zbatimin e tyre në punë dhe në veprimtari të përditshme e që, individin apo bashkësinë e bëjnë të sigurt, nëse jo edhe të kënaqur dhe kjo duhet të jetë qëllimi i pushtetit ekzekutiv të Malit të Zi në realizimin e strategjisë së politikës ndaj pakicave

Kristjan Dukaj

Procesi i bisedimeve për integrimin e vendit në BE, sipas vlerësimeve të institucioneve relevante, është duke u zhvilluar sipas dinamikës së parashikuar e që paralajmëron rrugëtimin e suksesshëm në këtë proces. Por, pavarësisht nga mendimi pozitiv lidhur me rrjedhën e procesit integrues, ende mbetet shumë punë për t’u bërë në mënyrë që Mali i Zi sa më parë të jetë pjesë e bashkësisë së vendeve Evropiane. Angazhimi i deritashëm i shoqërisë malazeze dhe institucioneve të tij e kanë sjellë Malin e Zi në pozitën e liderit në rajon në procesin e e integrimeve. Andaj, është obligim parësor i institucioneve përkatëse që të shfrytëzojnë përparësitë e pozicionimit të këtillë dhe që në afatin sa më të shkurtër të bëhet anëtari i radhës i BE-së. Jo për shkak të dëshirës por si nevojë që sa më parë të përvetësojmë vlerat Evropiane të jetës: për punë, shkollim për shoqërinë e barazisë sociale me shanse dhe mundësi të barabarta.
Në këtë kontekst, strategjia e politikës së pakicave, respektivisht, realizimi i të drejtave të pakicave, paraqet njërën nga urat kryesore në procesin e përgjithshëm të Integrimeve Evropiane. Jo rrallë, kjo problematikë shqyrtohet në nivelet më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare. Me mbajtjen e tubimeve të tilla në këtë temë, dëshirohet, apriori, të sigurohet hapësirë më adekuate për realizimin e politikës së proklamuar siç qëndron edhe në aktin më të lartë juridik të vendit dhe aktet e tjera ndërkombëtare, konventat dhe marrëveshjet bilaterale.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “861” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply