Politikanët të jenë faktor kyç në realizimin e interesave të komunitetit

0

Përfaqësues i popullit nuk do të thotë që para Tij të dukesh epror, superior dhe “i paprekshëm”, por përkundrazi, përfaqësuesit e popullit, të zgjedhur me votën e tyre të lirë, duhet të jenë solidar dhe të punojnë me dinjitet për popullin, të bashkëndajnë shqetësimet, të kenë përgjegjësi morale mbi të gjitha për t’i zgjidhur dhe realizuar në mënyrë konstante dhe permanente interesat e popullatës që përfaqësojnë

Toni Ujkaj

Teksa lexojmë për partitë politike dhe politikëbërjen, vërejmë që në shumicën e vendeve demokratike të botës ekzistojnë parti politike ku në tërësi mbizotëron pluralizmi politik, por ka dhe shtete në të cilat qeveris një parti e vetme ose që ka monopolin e pushtetit.
Shumë autorë- njohës të fushës, e konsiderojnë karakterin e partisë si një organizatë ideologjike, por nga ana tjetër, ka edhe të tillë që partitë politike i përkufizojnë si element kryesor për sigurimin dhe ushtrimin e pushtetit shtetëror.
Politikologu gjerman, Hazbah, e konsideron partinë si “bashkim të personave me bindje dhe qëllime të njëjta politike që kanë për detyrë marrjen e pushtetit si mjet për realizimin e qëllimeve të veta”.
Por cili është misioni i aktorëve politikë, cilat janë detyrimet dhe përgjegjësitë që ata kanë derisa marrin përsipër të kyçen në politikëbërje dhe të jenë zëri i popullit?
Për të qenë aktiv dhe frytdhënës në këtë fushë dominuese në shoqërinë e sotme moderne, duhet vepruar me shumë zell dhe përkushtim në këtë drejtim, me synim kyç, ndryshimet në shoqëri. Ata duhet të përdorin të gjithë intelektin e tyre për të punuar në avancimin e vendit të cilin e përfaqësojnë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “866” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply