Politizimi i arsimit, dukuri me pasoja të mëdha shoqërore

0

Ndonëse jemi në pluralizëm të gjithë jemi dëshmitarë se centralizimi i pushtetit është identik si në kohën e monizmit, që dëshmohet me emërimin, përkatësisht me zgjedhjen e kuadrove udhëheqëse në institucionet e ndryshme shtetërore në arsim, që është në kundërshtim me normat demokratike sepse nuk zgjidhën kuadrot më të përgatitura dhe me autoritet shoqëror, por më të përshtatshmit e të dëgjueshmit, përkatësisht kandidatët nga partia në pushtet, dukuri kjo e cila ka marrë përmasa shqetësuese në të gjitha vendet e ish kampit socialis, ku as Mali i Zi nuk është përjashtim!

Dr.Nail Draga

Edhe pse në sajë të konkursit të shpallur çdo kush ka të drejtë të konkurojë nëse i plotëson kushtet ligjore, jemi dëshmitarë se kjo e drejt për t’u zgjedhur disa konkuruesve iu është mohuar, sepse nuk merren parasysh referencat profesionale e ato shoqërore, por disa të tjera.
Me një fjalë nuk është me rëndësi se çfarë nxënësi apo studenti ka qenë, por me rëndësi është të plotësojë kushtet elementare, përkatësisht të ketë pesë vjet përvojë pune, e mbi të gjitha të ketë mbeshtetje nga partia në pushtet, dhe çdo gjë është e kryer. Madje është e kotë që të konkurojnë kandidatët e tjerë, sepse çdo gjë është formale, sepse paraprakisht vendimi është marrë më herët. Edhe pse ka pasur përjashtime në këtë aspekt, vendimet e tilla kanë qenë të rralla, varësisht prej momentit dhe vendit, sepse pushteti preferon të degjueshmit dhe të përshtatshmit për të realizuar objektivat e veta.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “860” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply