Presheva e zgjedhjeve të jashtëzakonshme!

0

Që nga zgjedhjet e 24 prillit të vitit të shkuar, qeverisja komunale e Preshevës nuk e ka gjetur dot rehatinë. Ajo vazhdon të përballet me sfida të ndryshme, të cilat parlamentit lokal, i kanë shkaktuar jo rrallë ngërçe politike, duke e sjellë atë, në një krizë, që nuk çon tjetërkund veç në zgjedhje të parakohshme

Për Koha Javore: Sevdail Hyseni / Preshevë 

Nuk kanë kaluar më shumë se një vit e disa muaj, kur pushteti lokal u godit me disa lëkundje politike, të cilat prishën koalicionin qeverisës, në favor të një formacioni tjetër, por pa ndonjë ndryshim ne ecurinë e punës së legjislativit.
Turbulencat politike, shantazhet, inatet e dukuri të tjera negative e kanë shoqëruar Kuvendin Komunal të Preshevës, që nga orët e para të konstituimit, pa ndonjë përparim në tejkalimin e këtyre barrierave shumë të dëmshme për qytetarët e kësaj komune, nga më të prapambeturat në rajon.
Të lodhur dhe të rraskapitur nga mosfunksionimi i organit më të lartë të pushtetit vendor, shumica e subjekteve politike të Preshevës, si duket janë pajtuar të shkojnë në zgjedhje të reja të parakohshme.
Zgjedhjet e parakohshme, nuk janë të jashtëzakonshme për preshevarët, ngase ato janë mësuar me procese të tilla edhe pse shpesh u kanë kushtuar me mungesë të investimeve, projekteve dhe donacioneve qeveritare e ndërkombëtare.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “779” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply