Probleme që nuk kanë gjetur zgjidhje

0

Mjedisi ku jetojmë do të duhej të ishte prioritet mbi prioritete nga secilit individ, OJQ, qeveri e shtet, ku të gjithë, në ndërveprim me njëri-tjetrin të punojnë në përmirësimin e kushteve jetësore, të investojnë në sfera të ndryshme e të krijojnë imazh më joshës për vendin

Toni Ujkaj

Problemet dhe shqetësimet e ndryshme të njerëzve në përditshmëri nuk kanë të sosur. Çdo qytetar kudo që jeton, përballet me situata të këndshme, por dhe të pakëndshme dhe të pafavorshme për mirëqenie të tyre. Ata janë kërkues në çdo moment për të jetuar sa më mirë. Për të ngjasuar sadopak me një vend të zhvilluar dhe me një popullatë të civilizuar dhe vizionare, duhet punë, angazhim serioz dhe ndryshim rrënjësor.
Natyra është një dhuratë nga perëndia e cila i është dhënë çdokujt në dispozicion, por për ta shfrytëzuar, mbrojtur e avancuar në mënyrën më efektive të mundshme dhe jo për ta degraduar, dëmtuar e shkatërruar nga dita në ditë dhe nëpërmjet formave të ndryshme siç po ndodh për fat të ke.
Mjedisi ku jetojmë do të duhej të ishte prioritet mbi prioritete nga secilit individ, OJQ, qeveri e shtet, ku të gjithë, në ndërveprim me njëri-tjetrin të punojnë në përmirësimin e kushteve jetësore, të investojnë në sfera të ndryshme e të krijojnë imazh më joshës për vendin.
Në Tuz vite me radhë, vargut të problemeve të shumta që janë aktuale çdo ditë e çdo vit në këtë vend, i shtohet padyshim edhe hedhja e mbeturinave (vend e pa vend), aty ku ditë për ditë, muaj për muaj e vit për vit përsëritet e njëjta situatë, depo të mbeturinave të cilat përveçse krijojnë imazh tepër të shëmtuar për vendin, ato mund të jenë dhe shkaktare të infeksioneve ose sëmundjeve të ndryshme për të gjithë ata të cilët gravitojnë përreth tyre.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “784” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply