Propaganda dhe agjitimi parazgjedhor

0

Fushatat zgjedhore, propaganda dhe agjitimi të bazuar në konceptin kombëtar në të cilin janë bazuar gjatë kësaj periudhe kohore partitë politike shqiptare në Mal të Zi, janë mjaft të thjeshta, të cunguara dhe të kufizuara nga shkaku se çdo gjë është e përqendruar vetëm në një segment të jetës politike dhe shoqërore, në segmentin kombëtar i cili edhe pse është tepër i rëndësishëm nuk është i vetmi dhe pa segmentet e tjera të jetës shoqërore, siç janë liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit, mbrojtja e mjedisit jetësor, përparimi ekonomik, kulturor dhe infrastrukturor, është mjaft i varfër

Qani Osmani

Propaganda dhe agjitimi janë aktivitete të domosdoshme për partitë politike në periudhën parazgjedhore. Nga këto në një përqindje të madhe varet suksesi ose mossuksesi eventual i partisë gjatë zgjedhjeve. Propaganda nuk është dukuri që manifestohet vetëm gjatë zgjedhjeve ose në periudhën parazgjedhore. Ajo është pjesë përbërëse e aktiviteteve të partive serioze gjatë tërë kohës së funksionimit të tyre. Propaganda në përgjithësi, por edhe propaganda partiake nuk hasë në bazushmëri të plot nga një pjesë e sociologëve dhe psikologëve, të cilët tërheqin vërejtjen se ajo shërben si mjet për “manipulim me njerëzit”. Grupi tjetër bën dallim ndërmjet propagandës së “mirë” dhe të “keqe” varësisht nga qëllimet që duhet të realizohen. Zakonisht dallohet propaganda e “zezë”, me ç ‘rast propaganduesi i fsheh qëllimet e vërteta ose i prezenton në mënyrë të rejshme, dhe propaganda e “bardhë” e cila paraqitet në mënyrë transparente dhe haptazi i shpreh qëllimet që tenton t’i realizojë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “782” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply