Provokimi që ndan Malësinë

0

Gjatë këtij viti që po e lëmë pas shqiptarët janë duke u provokuar në vazhdimësi, kryesisht nga Kisha Ortodokse Serbe, si në Shas e Ulqin, e duke vazhduar me kishën në Martinaj e në malin e Rumisë, ndërsa së fundi kemi provokimin e radhës, kësaj here në Malësi nga siç thuhet rinia e DPS-it me ngjyrosjen e shkronjave te emrit të Titos në malin e Deçiqit, duke dëshmuar se asgjë nuk është e rastit, por një vazhdimësi destruktive e qarqeve të caktuara ndaj popullsisë shqiptare në hapësirën e tyre etno-gjeografike

Dr.Nail Draga

Ndonëse kanë kaluar trembdhejtë vite nga vendosja e objektit metalik në Rumi, nga ana e Kishës Ortodokse Serbe(KOS), që më vonë e mori epitetin kishë, shqiptarët në viset e tyre në Mal të Zi vazhdojnë të provokohen gjithnjë. Gjatë këtij viti deri më tash nga ky subjekt klerikal janë realizuar tre provokime, fillimisht në Shas, për mbajtjen e liturgjisë te kisha e Shën Gjonit, që u penguan nga qytetarët vendas dhe policia. Më pas me të njëjtin skenar në Ulqin, u tentua të mbajnë liturgji në Kalanë e Ulqinit, para gërmadhave të një kishe që sipas tyre na qenka ortodokse, por u penguan, sepse nuk kanë marrë leje nga policia për tubime të tilla publike. Dhe së fundmi ditë më parë kemi angazhimin konkret të tyre duke murosur objektin metalik në Rumi, për t’ia ndërruar formën këtij objekti.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “841” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply