Pse jam optimist mbi të ardhmen e botës

0

Është përgjegjësia jonë kolektive për të siguruar që shekulli XXI-të të mos përsërisë dhimbjet dhe gjakderdhjet e të shkuarës. Për shkak se natyra e njeriut është në thelb e dhembshur, unë besoj se është e mundur që disa dekada nga tani do të shohim një epokë të paqes – por ne duhet të punojmë së bashku si qytetarë globalë të një planeti të përbashkët

dalai lamaDalai Lama

Kanë kaluar gati 6 dekada qëkur braktisa atdheun tim, Tibetin, dhe u bëra një refugjat. Falë mirësisë së qeverisë dhe popullit të Indisë, ne tibetianët gjetëm një shtëpi të dytë, ku mund të jetojmë me dinjitet dhe në liri, të aftë për të mbajtur gjallë gjuhën, kulturën dhe traditat tona budiste. Brezi im ka dëshmuar aq shumë dhunë – disa historianë vlerësojnë se më shumë se 200 milionë njerëz janë vrarë në konfliktet e shekullit XX-të.
Aktualisht nuk ka asnjë zgjidhje në horizont ndaj dhunës së tmerrshme në Lindjen e Mesme, e cila në rastin e Sirisë ka çuar në krizën më të madhe të refugjatëve në një gjeneratë. Sulmet e tmerrshme terroriste – të cilat i përjetuam me trishtim këtë fundjavë në SHBA – kanë krijuar një frikë të rrënjosur thellë. Ndërsa është e vështirë të kesh një ndjenjë dëshpërimi dhe mungese shprese, por është edhe më e nevojshme që në vitet e para të shekullit XXI- të jemi realistë dhe optimistë.
Ekzistojnë shumë arsye që ne të jemi shpresëplotë. Njohja e të drejtave universale të njeriut, përfshirë të drejtën për vetëvendosje, është zgjeruar përtej çdo kufiri që mund të imagjinohej një shekull më parë. Ka një konsensus ndërkombëtar në rritje në mbështetje të barazisë gjinore dhe respektit ndaj grave. Veçanërisht në mesin e brezit të ri, gjallon një refuzim i gjerë ndaj luftës, si një mjet për zgjidhjen e problemeve.
Në të gjithë botën, shumë persona janë duke bërë punë të vlefshme për parandalimin e terrorizmit, duke njohur thellësitë e keqkuptimit dhe idenë përçarëse të “ne” dhe “ata”, që është aq e rrezikshme. Reduktimet e rëndësishme në arsenalin botëror të armëve bërthamore, nënkuptojnë vendosjen e një plani kohor për reduktime të mëtejshme dhe eliminimi përfundimtar i këtyre armëve – një ndjenjë që presidenti Obama e përsëriti kohët e fundit në Hiroshima të Japonisë – nuk duket më thjesht një ëndërr.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “720” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply