Pse Katalonja nuk i ngjan Kosovës?

0

Të krahasosh Kosovën me Katalonjën është me të vërtetë sikur të krahasosh mollën me dardhën. Pa rënë në paradigmën e atij budallait që hedh një gur dhe shkojnë 100 të mençur dhe nuk e nxjerrin dot, ia vlen të bësh megjithatë disa krahasime, ndonëse krahasimi themelor është një shaka e kohërave moderne

Mentor Nazarko

Bashkimi Evropian dhe Spanja po merren, ndonëse jo me ndonjë alarm të shtuar, me të ashtuquajturën krizë katalonjase dhe madje po shtohen zërat për ndërmjetësim ndërkombëtar për zgjidhjen e saj. Brenda diskutimeve jashtëspanjolle për të duhen veçuar dy orientime: orientimi komik serb, sipas të cilit tani që Katalonja shpalli pavarësinë duke u thirrur tek rasti i Kosovës, 22 vendet që e kanë njohur Kosovën, duhet të rishikojnë njohjen. Së dyti, është orientimi i një pjese të zërave që vijnë nga vetë Katalonja për të tërhequr vija paralele mes dy rasteve. Të dyja këto orientime lidhen me njëri-tjetrin, ndaj në këtë shkrim po trajtohen bashkë.

Sjellja e gabuar spanjolle
Është krejt e qartë se Spanja ka gabuar me mosnjohjen e Kosovës, bashkë me vendet e tjera të Bashkimit Evropian në valën e parë në vitin 2008. Madje ka gabuar dhe më shumë kur brenda institucioneve evropiane dhe atyre të sigurisë globale, veçanërisht vitin e fundit, e ka rritur rezistencën ndaj pranimit të Kosovës në një mënyrë ose në një tjetër si shtet në planin protokollar, apo kontraktual.
Pse Spanja e ka bërë këtë dhe çfarë ka fituar? Solidaritetin e Serbisë? Ky solidaritet nuk i ka sjellë dobi dhe vlerë për asgjë. As dhe intransigjenca e vet kundër Kosovës, se mos me pranimin e saj i krijonte pretekste nacionalizmit katalanas për t’u legjitimuar. Referendumi ndodhi dhe sjellja spanjolle kundrejt Kosovës nuk e pengoi dot. Madje personalitete indipendentiste katalonjase vijojnë dhe tallen me shtetin spanjoll kur thonë se do kërkojnë njohjen e Kosovës reciprokisht.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “785” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply