Pse Vuçiq po tregohet “realist” me Kosovën?

0

A po e shtron Vuçiqi terrenin për të marrë përsipër një barrë të madhe? Barra e madhe do të nënkuptonte njohjen e Kosovës nga Serbia. Kosova do të anëtarësohej në OKB, derisa Kosova dhe Serbia do të vazhdonin punën për plotësimin e kritereve të anëtarësimit në BE, duke hyrë bashkërisht në BE

David Philips

Kosova i shkëputi lidhjet me Serbinë më 1991, si kundërpërgjigje ndaj represionit drakonik të Slobodan Millosheviqit. Më shumë se dhjetë mijë shqiptarë të Kosovës u vranë dhe mbi një milionë të tjerë u zhvendosën gjatë fushatës represive të Serbisë. NATO nisi më 24 mars 1999 fushatën e bombardimeve ajrore, me qëllim të parandalimit të spastrimit etnik. Luftës i dha fund Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën u vendos Administrata e Përkohshme e OKB-së (UNMIK) në Kosovë. UNMIK-u ofroi ndihmesë për vetëqeverisje lokale dhe ndihmoi procesin për përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës, duke i hapur rrugë shtetësisë së Kosovës.
Kur Kosova e shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, Serbia e sfidoi deklaratën e pavarësisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Megjithatë, GJND-ja vlerësoi se deklarata ishte në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “777” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply