Publiku të mos informohet nga mediat anonime

0

Lajmet e rreme ose “Fake news” i raportojnë ato “media” të cilat nuk njihen si kredibile dhe me reputacion, që nuk preokupohen dhe impenjohen për verifikimin e burimit të lajmit, për objektivitetin e saktësinë dhe ato shpeshherë janë lajme tendencioze për të diskredituar, denigruar dhe për të dëmtuar skajshmërisht imazhin e një individi të caktuar ose të një grupi individësh që veprojnë në shoqëri

Toni Ujkaj

Lajmet e rreme ose siç njihen me termin ndërkombëtar “Fake news” janë ato lloj informacionesh që i raportohen masës jo për t’i informuar me objektivitet, atribuim burimesh dhe provash faktike por si objektiv parësor të tyre e kanë sensacionalizmin te publiku, me qëllim për të arritur një përfitim të caktuar.
Në jetën e përditshme, jo rrallëherë jemi të ekspozuar ndaj lajmeve të ndryshme të cilat përmbajnë tituj dhe përmbajtje sensacionale, por në thelb janë të pandershme, duke mos respektuar parimet dhe etiken profesionale të profesionit, shpeshherë lajme të fabrikuara të cilat nuk mbështeten në fakte.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “857” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply