Qëndrimet jopatriotike të një kandidati

0

Javën që kaloi, kandidati i Partisë Republikane për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se në qoftë se zgjidhet president ai do të ketë marrëdhënie të mira me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.  Gjatë fushatës ai ka vazhduar të shprehet në mënyrë të favorshme për udhëheqësin rus, duke thënë se Vladimir Putini është president më i mirë se presidenti amerikan Obama

frank shkreli1

Frank Shkreli

Deklaratat lavdëruese të Donald Trump-it për udhëheqësin rus kanë shkaktuar reagime të ashpra, përfshirë kandidaten e Partisë Demokrate për president, Hillary Clinton e cila i ka quajtur deklaratat e kundërshtarit të saj republikan në favor të Putinit, si “jopatriotike”. Kritikat e ashpra kundër Donald Trump për qëndrimin e tij ndaj Vladimir Putinit po bëhen jo vetëm nga demokratët por edhe nga përfaqësues të lartë të Partisë Republikane. Gazeta Washington Post shkruan se udhëheqësi i Republikanëve në Dhomën e Përfaqsuesve të Shteteve të Bashkuara, Paul Ryan, pa dashur të futej në hollësi në lidhje me këtë çështje, u shpreh se presidenti i Rusisë, Putin është “një agresor, i cili nuk mbështet interesat tona” dhe shtoi se presidenti rus sillet si një kundërshtar i yni.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “731” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply