Rreth fjalorit dhe ndonjë gjëje tjetër …

0

Është bërë e modës kohëve të fundit që intelektualët shqiptarë të paraqiten në publik dhe të akuzojnë Fjalorin e ASHAMZ (CANU), i cili në mënyrë aq të vrazhdë dhe me kritere të dyfishta shpjegon nocionet, për të cilët tashmë cicërojnë edhe zogjtë. Për hir të së vërtetës, për mua as që është aq i huaj mendimi i disa strukturave (madje edhe malaziase), që përndryshe deklarohen si demokratë, që e kanë gojën përplot multietnicitet, multinacionale, multikonfesionale … në shtetin që “po bëhet lider i rajonit” pikërisht për këto. Fillimisht, nuk mund të them se një gjë e tillë nuk i kishte “shpëtuar” edhe ndonjë ekipi leksikografik me përvojë shumë më të madhe, pasi që kjo punë është tejet e vështirë (në fakt puna në fjalor në aspektin intelektual krahasohet me punën në xeherore, gjë që edhe nuk e kam të panjohur si autor i një fjalori dygjuhësh që ka përjetuar tri botime)

nikolle berishajNikollë Berishaj

Për herë të parë përçarjet në shoqërinë malaziase në “këta” dhe “ata” ishin deri diku produktive. Në të vërtetë, në shtet (dhe në përgjithësi në shoqëri) ku lexohet aq pak, botimet leksikografike janë shpesh vetëm libra për dhuratë, libra për vitrinë… , para së gjithash ngase libra të tillë (me më shumë a më pak kualitet, këtu nuk do të hyj!) janë botuar në ex Ju qendrat tjera dhe janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë.
Pra, ku është ajo “ana e mirë” e përçarjeve malaziase?
Në njërën anë e kemi prof. dr. Rajka Gllushicën (Programi studimor për gjuhën malaziase dhe letërsitë e sllavëve të jugut), ndërsa në anën tjetër Jalena Shushanj (Fakulteti për gjuhën malaziase dhe letërsi). E para është anëtare e Këshillit të Fjalorit dhe në grupin më të ngushtë të redaksisë, ndërsa e dyta me siguri e prekur që në shtetin “e vet” nuk mund të vijë në pozitën e “merituar”. Dhe, po të mos ishte ky konfrontim i qëndrimeve shkencore dhe “shkencore”, tashmë i njohur për publikun, ndoshta për një kohë të gjatë nuk do të zbulohej definicioni famëmadh i “albanizimit” si sorrat për t’i frikësuar fëmijët që imponohet (me dhunë!), përkundër amerikanizimit, ballkanizimit (të paimponueshëm!), …

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “721” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply