Sfidë ndaj lirisë dhe demokracisë

0

frank_shkreli-1Për Koha Javore: Frank Shkreli Nju Jork

Kandidatët që po zhvillojnë gjithnjë fushatë të ashpër janë tre nga Partia Republikane – biznesmeni Donald Trump, Senatori Ted Cruz dhe guvernatori John Kasich. Ndërsa nga Partia Demokrate vazhdon fushata e ashpër, sidomos kohët e fundit, midis ish-Senatores dhe ish Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton dhe Senatorit Bernie Sanders.
Përveç aftësive dhe përvojës të secilit kandidat për të udhëhequr politikën e brendshme dhe të jashtme të këtij vendi, në debatet midis kandidatëve për president të Amerikës, kanë mbizotëruar kryesisht çështje shoqërore dhe probleme të politikës së brendshme, përfshirë ekonominë, imigracionin por edhe terrorizmin ndërkombëtar. Në debatet e deritanishme midis kandidatëve për president, politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara nuk ka tërhequr vëmendjen e duhur dhe rëndësinë që meriton, duke marrë parasysh zhvillimet ndërkombëtare në botën që jetojmë sot.

Vazhdimin mund ta lexoni në revistën Koha Javore

Share.

Leave A Reply