Shembuj të qytetarit global

0

Në kuadër të mbledhjes vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York —  Instituti “Atlantic Council” me qendër në Washington, e që merret me studimin e çështjeve ndërkombëtare në fushën politike, ekonomike dhe intelektuale – dekoroi të hënën me çmimin vjetor “Global Citizen”, qytetarit global, tre individë të dalluar, “lidershipi i të cilëve”, sipas këtij enti,  “ishte shembullor në përballimin e tyre me sfidat globale dhe në mbështetje të unitetit” ndërkombëtar

frank shkreli1

Për Koha Javore: Frank Shkreli Nju Jork

Të martën, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, hapi debatin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-ës duke u bërë thirrje udhëheqësve botërorë të mbledhur në Nju Jork që, “të jeni në shërbim të popujve tuaj. Mos përmbysni demokracinë. Mos vidhni dhe mos keqpërdorni burimet ekonomike të vendit tuaj. Mos burgosni dhe mos torturoni kritikët tuaj.” Fjalë të ashpra këto të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së drejtuar udhëheqësve të vendeve anëtare në fillim të punimeve të mbledhjes së 71-të të Asamblesë së Përgjithshme. Por me gjithë problemet që ekzistojnë anembanë botës, Ban Ki Moon u tha përfaqësuesve botërorë se, “Duke punuar së bashku, duke vepruar në unitet, ne mund t’ia dalim”, shtoi ai, duke u përballur drejtpërdrejt me sfidat botërore së bashku, ndërsa u kujtoi delegatëve të organizatës botërore fuqinë që posedon çdo individ për të ndryshuar botën.
Në kuadër të mbledhjes vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork — Instituti “Atlantic Council” me qendër në Uashington, e që merret me studimin e çështjeve ndërkombëtare në fushën politike, ekonomike dhe intelektuale – dekoroi të hënën me çmimin vjetor “Global Citizen”, qytetarit global, tre individë të dalluar, “lidershipi i të cilëve”, sipas këtij enti, “ishte shembullor në përballimin e tyre me sfidat globale dhe në mbështetje të unitetit” ndërkombëtar. Fituesit e këtij çmimi prestigjioz ishin Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe dhe muzikanti dhe kompozitori amerikan Wynton Marsalis.
Në darkën vjetore shtruar në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrale në Nju Jork për nder të fituesve të këtij çmimi morën pjesë rreth 500 udhëheqës qeveritarë, tregtarë, ushtarakë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga mbarë bota, përfshirë edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili i dorëzoi Çmimin e Qytetarit Global, Kryeministrit italian, Matteo Renzi.
Kryetari i Atlantic Council, Jon M. Hunstman në fillim të darkës, theksoi rëndësinë që ka uniteti botëror në mbështetje të kauzave të përbashkëta, në përpjekje për të përmirësuar në përgjithësi gjendjen në botë dhe për t’u përballur me sfidat historike të kësaj kohe, me objektivin, shtoi ai, “që të krijojmë një botë më të lirë, më të hapur dhe më të begatë” për të gjithë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “732” të revistës Koha Javore

 

Share.

Leave A Reply