Si duhet të përdornim politikisht Lojërat Olimpike?

0

Sot Kosova është e njohur nga Rita Ora, nga kandidatët për Oscar në filmin “Shok”, nga futbollistët e talentuar, nga Majlinda Kelmendi dhe brezi i saj. Një shoqëri e tillë meriton të ketë shtetin e vet, dhe janë ata që e bëjnë shtetin, dhe jo shteti ata

mero baze Mero Baze

Majlinda Kelmendi i ka dhënë Kosovës medaljen e parë në Lojërat Olimpike në Rio, dhe ka ngjallur ndërkohë një debat idiot mbi identitetin kombëtar të saj dhe flamurin e Kosovës.
Si gjithmonë, keqkuptimi nis nga fakti se në Kosovë i marrin seriozisht budallenjtë e Shqipërisë dhe në Shqipëri marrin seriozisht inferiorietin e ndonjë shqiptari të Kosovës ndaj Tiranës.
Por, kjo që po ndodh me Majlinda Kelmendin është më shumë se teprim.
Rasti kur një sportiste e talentuar, që i ka venë vetes objektiv të jetë kampione bote dhe po bëhet, është një histori personale suksesi, nga ato që tronditin botën dhe nuk ka lidhje me shtetin apo kombin që i përket. Majlinda katër vite më parë ka garuar me flamurin e Shqipërisë pasi nuk e pranonin Kosovën dhe tani po garon me flamurin e Kosovës.
Por, Majlinda nuk është rasti që është bërë sportiste nga Kosova apo Shqipëria. Nuk e ka bërë Kosova të njohur Majlindën. Është Majlinda që po bën të njohur Kosovën!

Share.

Leave A Reply