Si e inkurajon dhe mbështet media luftën politike

0

Si mund t’i mbijetohet “luftës së fjalëve”? “Imagjinoni një pasazh të ndërtuar rreth një grupi kundërshtish. Sapo ta kuptoni tendencën e formës, ju e shihni se ai fton pjesëmarrjen pavarësisht nga lënda … dhe do ta gjeni veten duke u lëkundur së bashku me suksesin e antitezave, edhe pse nuk mund të pajtoheni me propozimin që po paraqitet në këtë formë” shkruan Burke

Kyle Jensen
Jack Selzer

Që nga inaugurimi i tij në detyrë, Presidenti Donald Trump i ka shpallur luftë shtypit amerikan duke hedhur poshtë raportet e di favorshme si “lajme të rreme”, dhe duke i quajtur mediat si “armiku i popullit amerikan”. Në një kundër-përgjigje, gazeta “The Washington Post”, ka kontrolluar publikisht çdo deklaratë që Trump e ka etiketuar si të rremë.
Organizatat mediatike mund të ndihen si palë të rrethuara në këtë “luftë”. Por, sikur edhe ato të kenë faj ashtu edhe presidenti? Po sikur të fajësohen edhe lexuesit? Në një dorëshkrim të pabotuar të titulluar “Lufta e Fjalëve”, teoricieni i retorikës dhe kritiku i kulturës Keneth Burke, i etiketon mediat si agjentë të luftës politike.
Në “Luftën e Fjalëve”, Burke u bën thirrje lexuesve të njohin rolin që luajnë mediat në mbështetjen e polarizimit. Ai tregon se si tiparet në dukje të parrezikshme në një histori mediatike, mund të kompromentojnë vlerat që mund të kenë lexuesit.
Në vitin 1939 – pikërisht para se Adolf Hitleri të pushtonte Poloninë – Burke shkroi një ese me ndikim, “Retorika e betejës së Hitlerit”, në të cilën ai përshkroi se si Hitleri përdorte një gjuhë të “militarizuar” për të nxitur antipatinë ndaj hebrenjve, të grabitur dhe dëbuar këta të fundit, dhe gjermanët e bashkuar kundër një armiku të përbashkët.
Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur udhëheqësit në SHBA kthyen vëmendjen e tyre ndaj Bashkimin Sovjetik, Burke pa disa paralele me Hitlerin, në mënyrën se ishte duke u militarizuar gjuha në SHBA. Ai shqetësohej se Shtetet e Bashkuara, po qëndronin në një gjendje të përhershme të kohës së luftës, dhe se “daullet” e retorikës opozitare drejtuar Bashkimit Sovjetik, po e bënin vendin të ndjeshëm ndaj rrëshqitjes në një luftë tjetër.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “837” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply