Skandal i paparë

0

Skandali i radhës me përkthime është Dëftesa për klasën e tretë të shkollës fillore – fundi i ciklit të parë, ku në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë është përkthyer fjalë për fjalë qëllimi i dytë operativ. Ja dhe si: “na glas i tiho cita kraci cirilicki i latinicki tekst”; në shqip: “me zë dhe qetë lexon një tekst të shkurtër në alfabetin qirilik dhe atë latin”

ali gjecbritaj

Ali Gjeçbritaj

Mësimdhënësit që punojnë në shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi, në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, kanë patur dhe kanë vështirësi serioze të realizojnë programet mësimore, sidomos në lëndët e identitetit kombëtar por jo vetëm, tashmë është e ditur. Lidhur me këtë ka kohë që mësimdhënësit kanë dhënë vërejtjet e tyre në organet profesionale të shkollave, në institucionet respektive shtetërore, në subjekte tjera relevante e kështu me radhë. Përkthimet joadekuate të teksteve mësimore kanë vështirësuar tej mase punën e arsimtarëve në klasë dhe në përgjithësi në shkolla. Për këtë është ngritur zëri dhe pritet që të merren masa, sado vonë qofshin ato.
Skandali i radhës me përkthime është Dëftesa për klasën e tretë të shkollës fillore – fundi i ciklit të parë, ku në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë është përkthyer fjalë për fjalë) qëllimi i dytë operativ. Ja dhe si: “na glas i tiho čita kraći ćirilički i latinički tekst”; në shqip: “me zë dhe qetë lexon një tekst të shkurtër në alfabetin qirilik dhe atë latin”. Dhe qëllimi numër tre, po në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë: “piše samostalno i po diktatu poštujući osnovna pravopisna pravila, koristi ćiriličko i latiničko pismo”; në shqip: “shkruan në mënyrë të pavarur dhe me diktim duke respektuar rregullat bazë të drejtëshkrimit, përdor alfabetin qirilik dhe atë latin”.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “720” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply