Të jetosh me aftësi të kufizuara në Ulqin është sfidë

0

Kalimi i rrugës nga persona me vështirësi në shikim ( të verbër) pamundësohet nga mungesa e semaforëve me sinjal zanor (akustik) . Po ashtu mungojnë plotësisht edhe vijat e bardha me material të ashpër paralajmërues. Madje edhe hapësirat publike ( parqet), shkollat, bizneset, ndërmarrjet publike dhe ndërtimet e reja, urat apo rrugët e reja, me përjashtim të kryqëzimit të ri në qendër të qytetit, nuk i kanë marrë aspak në konsideratë këto vështirësi

Gjekë Gjonaj

Kur erdha të jetoj në Ulqin para 22 vitesh, duke ecur me shumë kujdes nëpër rrugët e qytetit, më ra në sy se sa shumë pengesa ka për ato nëna e baballarë që ecin me karroca fëmijësh në rrugë. Domethënë ky qytet nuk kishte qasje të lirë për të gjithë. Veçmas për njerëz me aftësi të kufizuara. Për ata që përdorin karrige me rrota, si dhe për persona të verbër. Pra, për ata njerëz që kanë nevojë për më shumë ndihmë.
Kjo shtresë e shoqërisë sonë, e barabartë me ligje dhe retorikë, por jo në realitet, edhe sot po përballet me të njëjtat probleme. Infrastruktura është e pakalueshme. Në trotuare ka makina të parkuara. Trotuaret në të shumtën e rasteve janë mbi 5 centimetra të lartë. Nuk ka siguri kur kalon nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Në skaj të rrugëve nuk ka rampa me material relievor dhe jo i rrëshqitshëm për kalimin e disnivelit midis trotuarit dhe rrugës.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “837” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply