Tërhiqni Fjalorin nga qarkullimi

0

“Ne intelektualët dhe figurat publike të poshtëshënuara, kërkojmë nga AMShA që t’u kërkojë falje qytetarëve të Malit të Zi, sidomos boshnjakëve dhe shqiptarëve, si dhe të gjithë pjesëtarëve të fesë islame, për shkak të kualifikimeve qëllimkëqija, të pavërteta madje dhe shoviniste ndaj konfesionit të tyre dhe veçorive kulturore-nacionale dhe që të tërhiqet përgjithmonë nga qarkullimi publik i gjithë tirazhi i Fjalorit”, thuhet në Letrën e hapur, të nënshkruar edhe nga dhjetëra intelektualë shqiptarë në Mal të Zi

Një grup prej 114 intelektualësh nga Mali i Zi, në mesin e të cilëve edhe dhjetëra intelektualë shqiptarë, i janë drejtuar të martën me një Letër të hapur kryesisë së Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve nga e cila kanë kërkuar që t’u kërkojë falje qytetarëve, sidomos atyre shqiptarë dhe boshnjakë, për fyerjet që u janë bërë në vëllimin e parë të Fjalorit të gjuhës popullore dhe letrare malazeze, si dhe që ta tërheqin nga qarkullimi këtë fjalor.
“Opinioni profesional dhe laik e ka pritur me padurim publikimin e vëllimit të parë të Fjalorit të gjuhës popullore dhe letrare malazeze në botim të AMShA-së (CANU-së), sepse bëhet fjalë për një projekt kapital me interes të posaçëm dhe shtetëror, të paralajmëruar si dhuratë me rastin e jubileut të parë të ripërtëritjes së pavarësisë.

(Kohapress)

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “718” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply