Thesar i traditës historike

0

Në këtë 550- vjetorin Jubilar të vdekjes të Heroit tonë kombëtar, përkujtojmë me mirënjohje një epokë të tërë që mban me të drejtë emrin e tij, si një nga epokat më vendimtare të historisë kombëtare, në të cilën masat popullore shqiptare, si heronj pa emër, nën udhëheqjen e Skënderbeut për shumë vite me radhë luftuan për mbrojtjen e tokës së lirisë e të pavarësisë së vet, duke i vënë themelet e qëndrueshme asaj ndërtese që brezat e ardhshëm e çuan deri në fund, bashkimin e popullit shqiptar në shtetin e tij kombëtar

Qani Osmani

Për popullin shqiptar, datat e shënuara të historisë nuk kanë qenë kurrë dhe nuk duhet të jenë vetëm ngjarje të thjeshta, të cilave u detyrohet vetëm një lloj respekti konvencional, në një ditë të caktuar të kalendarit, për t’i lënë pastaj në gjumin e harresës. Por përkundrazi, duhen të trajtohen si ruajtës, vazhdues dhe kurorëzues i thesarit të traditave historike, patriotike, duke i vlerësuar lartë këto tradita, duke i mbajtur të gjalla në shërbim të çështjes së madhe të lirisë e të pavarësisë kombëtare, të mbrojtjes së tërësisë dhe sovranitetit të tokës së shenjtë të atdheut, të luftës për ndërtimin e jetës së re më të lumtur. Në mënyrë të veçantë kjo vlen për figurën lavdiplote të Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot- Skënderbeut, që qëndron lart si përmendore vigane e njërës nga periudhat më vendimtare të historisë sonë kombëtare dhe zë një vend të shquar nderi edhe në faqet e historisë botërore. Ne sot në këtë 550- vjetor Jubilar të vdekjes të heroit tonë kombëtar, përkujtojmë me mirënjohje një epokë të tërë që mban me të drejtë emrin e tij, si një nga epokat më vendimtare të historisë kombëtare, në të cilën masat popullore shqiptare, si heronj pa emër, nën udhëheqjen e Skënderbeut për shumë vite me radhë luftuan për mbrojtjen e tokës së lirisë e të pavarësisë së vet, duke i vënë themelet e qëndrueshme asaj ndërtese që brezat e ardhshëm e çuan deri në fund, bashkimit të popullit shqiptar në shtetin e tij kombëtar.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “845” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply