Trieshi ka nevojë për bustin e Skënderbeut

0

Shumë mërgimtarë trieshjanë në Amerikë, janë të interesuar dhe në biseda kanë kërkuar me ngulm që këtë vit, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, të vendoset busti i tij në Triesh. Mërgimtarët pyesin shpesh a do të vendoset sivjet truporja e kësaj figure në këtë trevë shqiptare e mbushur me histori të mëdha e të paharrueshme. Ata janë të vendosur se paratë për ngritjen e këtij monumenti do t’i sigurojnë vetë , pa iu dridhur dora. Pse atëherë të zvarritet (të mos ) realizohet kjo dëshirë e tyre , dhe jo vetëm ?

Gjekë Gjonaj

Lavdia e figurës më meritore të popullit shqiptar, i cili për 25 vite arriti t’i mbajë të gjithë shqiptarët në një shtet, aq mirë të organizuar, saqë të gjitha luftërat dhe ofensivat arriti t’ fitojë me sukses, nuk ka nevojë për asgjë. Por për mua si nxënës dhe mësimdhënës i Shkollës Fillore “ Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Triesh është e pakuptimtë dhe jo normale që bustin e heroit tonë kombëtar nuk e shohim para ndërtesës së kësaj shkolle, emrin e të cilit e mban me krenari tash më se një gjysmë shekulli.
Jam në dijeni se shumë mërgimtarë trieshjanë në Amerikë janë të interesuar dhe në biseda kanë kërkuar me ngulm që këtë vit, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut të vendoset busti i tij në Triesh. Mërgimtarët pyesin shpesh a do të vendoset sivjet truporja e kësaj figure në këtë trevë shqiptare e mbushur me histori të mëdha e të paharrueshme. Ata janë të vendosur se paratë për ngritjen e këtij monumenti do t’i sigurojnë vetë , pa iu dridhur dora. Pse atëherë të zvarritet (të mos ) realizohet kjo dëshirë e tyre , dhe jo vetëm ?

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “834” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply