Ulqinakët s’kanë çfarë të bëjnë me mbeturina

0

Ulqinit çdo ditë po i zihet fryma nga deponitë e egra, ndërsa përpjekjet e përditshme të Ndërmarrjes Komunale nuk janë të mjaftueshme, sepse, tash gati dy vite nuk ekziston vendi për deponimin e mbeturinave të ngurta dhe ndërtimore

Arjana Kurmemoviq

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Veprimtaritë Komunale” Skender Kaleziqi thotë se po e përballojnë situatën ashtu si dinë dhe munden dhe se fajtori kryesor është administrata lokale.
“Me Planin lokal për menaxhimin e mbeturinave të Ngurta është parashikuar lokacioni në vendin Gaç. Është shpallur edhe tenderi për zgjerimin e rrugës, madje filluan edhe punimet, gjersa banorët vendas nuk filluan të kundërshtojnë. Rebelimi i vendasve ndërpreu gjithçka, ndërsa administrate lokale prej atëherë nuk bëri asgjë që të zgjidhur këtë problem”, tha Kaleziqi.
Kjo sjellje injoruese e Komunës ndaj këtij problemi, siç tha Kaleziqi, nuk mund t’i sjellë mirë askujt. “Kur na thërrasin qytetarët që të depojnë këtë lloj mbeturinash ne i përgjigjemi, e ku çojmë…E, varet nga situata. Zakonisht e dimë kujt i nevojitet që të mbushë tokën (pllacin), kështu që gjendemi në situatë. Disa mbeturina mund të çohen edhe në Deponinë Rajonale “Mozhur”, por kjo nuk është zgjidhja”, tha Kaleziqi.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “836” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply