Ushtria e Kosovës dhe Donald Tramp

0

Ajo që në dukje është ashpërsim i konfliktit, në fakt shënon vetëm hapin tjetër të shkëputjes përfundimtare të Kosovës nga Serbia. SHBA-ja dhe Rusia po pozicionohen. BE-ja duhet të jetë më aktive

Adelheid Feilcke

Ajo që tani po ndodh me Kosovën, po ndjek logjikën e rendit të ri botëror, të rendit botëror të Donald Trampit ose të Vladimir Putinit e jo logjikën e OKB-së apo të BE-së. Dhe kështu nuk është çudi që avokati më i rëndësishëm i kosovarëve është SHBA-ja, ndërsa Rusia mbështet qëndrimet e Serbisë. Rusia në anën e Serbisë, SHBA-ja si fuqia mbrojtëse e Kosovës.
Këtu në periferi të Europës po piketohen sferat e interesit: Pasi Mali i Zi vitin e kaluar u anëtarësua në NATO, edhe Maqedonia pas zgjidhjes së çështjes së emrit, mund t’i bashkohet së shpejti aleancës mbrojtëse perëndimore, ndërsa në Ballkan do të mbeten vetëm tre vende me përkatësi politike të pasqaruar: Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia. Edhe pas vitesh dhe dekadash përpjekjesh diplomatike të përsëritura, sidomos nga ana e BE-së, është arritur shumë pak në drejtim të ç tendosjes dhe nuk dihet se ç ‘drejtim po merr situata.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “846” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply