Veprim që hap dilema të shumta

0

Para pak ditësh vizitova Londrën, pas 28 viteve, nga vizita e parë. Aso kohe i viheshin themelet BE-së, këso kohe, ajo po bëhej gati për fillimin e shpërbërjes. Dhe ky fillim shpërbërjeje lidhet me rezultatin e referendumit, të mbajtur më 23 qershor, në bazë të të cilit Britania del nga BE

nikolle camajNikollë Camaj

Se a përfitoi Britania me lëshimin e anijes që nuk mund të arrijë në destinacion (të mos them, anijes që mbytet), apo e përligji exiti i ri nga vetë Britania, bindjen e  atyre që Britaninë e konsiderojnë anije pa destinacion, do të tregojë koha. Por, në cilindo variant Brexiti hapë një derë, e cila mbyllet pas, dhe s’lë mundësi kthimi mbrapa. Por, njëkohësisht hap derë edhe për “brexite” të tjera. Sado që ëndrra për Evropën e bashkuar tingëllon bukur, Brexiti tregoi se shoqëritë e pjekura nuk janë të gatshme të fusin “gjarprin në gji” për t’ia bërë dikujt këtë ëndërr realitet. Kurse integrimet para përmbushjes së standardeve, e jo e kundërta, gjithnjë e më tepër po i shtyn evropianët të mendojnë se a mos janë duke punuar në favor të dëmit të vet, se a mos janë duke futur “gjarprin në gji”. Këtë sot e hetuan anglezët, e nesër dikush tjetër. Kështu, Brexiti, në kohën kur shtete të tjera janë në pritje të integrimeve, hap dilema të shumta, jo vetëm për atë se pse vërtet iku Britania, por edhe për fatin e atyre që presin pas derës së BE-së, tashmë të cunguar!

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “721” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply