Zgjidhja e përkohshme sipas modelit Kroat

0

Protokolli i Marrëveshjes së Përkohshme midis Zagrebit dhe Podgoricës u arrit në dhjetor të vitit 2002 dhe vazhdon ende sot të mbetet në fuqi. Këtu kemi të bëjmë me një territor tejet strategjik që kap siujdhesën e Prevllakës në pjesën detare pranë Bokës së Kotorrit me një hapësirë prej 6000 hektarësh. Kjo pjesë e kontestuar e detit konsiderohet si tejet e rëndësishme edhe nga fakti se aty besohet që ka basene të pasura nënujore me naftë dhe gaz, për hulumtimin e të cilave janë të interesuara disa kompani të njohura ndërkombëtare. Zagrebi dhe Podgorica  vazhdojnë ta respektojnë këtë marrëveshje pa shkaktuar asnjë incident dhe pa nxitur ndonjë urrejtje ndëretnike apo ndonjë problem ndërshtetëror

ali salaj

Ali Salaj

Çështja e demarkacionit të kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi tashmë është shndërruar në një luftë të ashpër politike brenda përbrenda Kosovës, e cila mund të përshkallëzohet rrezikshëm në ditët dhe muajt në vijim.
Kjo mund të ndodhë nga fakti se të dyja palët( pushteti dhe opozita) demarkacionin po e përdorin kryesisht për çështje politike dhe për interesat e grupimeve dhe liderëve politikë në Kosovë. Këtë e dëshmon vokabulari i tyre gjuhësor, i cili fund e krye është propagandistik dhe në funksion të politikës së ditës. Me këtë gjuhë të urrejtjes dhe tejet acaruese kanë nisur të ngjizen edhe disa shtresa të caktuara të shoqërisë, sidomos të rinjtë, të cilët shumë lehtë mund ta trazojnë shtetin më të ri në botë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “728” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply