Zhvillimi i potencialit njerëzor

0

Njeriu i cili qëndron pasiv, mendon në vete: “Unë dua të jem një person i qetë, dhe kështu dua ta kaloj jetën në heshtje”. Ju kështu kurrë nuk do të mundeni për ta zhvilluar plotësisht potencialin tuaj unik. Pa pasur nevojë të ndryshoni tërësisht karakterin tuaj, ju mund të bëheni një person i cili, edhe pse në thelb i heshtur, të jetë në gjendje të thotë fjalën e duhur në kohë të duhur dhe me bindje të vërtetë

Qani Osmani

Jeta e njeriut të sotëm është një luftë në vetvete, është një betejë intensive mes lumturisë dhe mjerimit. Njeriu ndodhet vazhdimisht në ndryshim, por problemi i vërtetë është nëse ne ndryshojmë për të mirë apo për të keq. Nëse ndryshojmë pozitivisht ne kemi suksese dhe zgjerojmë këndvështrimin tonë të ngushtë, të përqendruar në veten tonë. Ne marrim një fushëpamje të zgjeruar dhe ngrihemi në piedestalin e vërtetë të emrit njeri.
Një ndryshim i brendshëm pozitiv është kthesë thelbësore në procesin e bërjes së racës njerëzore të fortë dhe të mençur. Ky revolucion i njeriut është thelbësor dhe jetik i të gjitha revolucioneve. Ky revolucion (proces i brendshëm) është krejtësisht paqësor, është human dhe madje ai mund të bëhet pa gjakderdhje e pa viktima dhe nga i cili mund të përfitojnë të gjithë.
Njeriu i sotëm çdo ditë përballet me situata të panumërta në të cilat i duhet të zgjedh ose të marrë vendime të duhura. Ne duhet të vendosim se cilat rrugë duhet për të marrë në mënyrë që të ndihemi mirë për veten dhe të bëhemi me të vërtetë individë me shpirt bujar. Nëse ne arrijmë të kemi sukses për të sfiduar pengesat e paraqitura dhe botërisht të kemi shpallur luftimin e tyre, edhe nëse këtë e bëjmë së paku në një nivel themelor, ne mund të shkojmë drejt të qenurit një person i admiruar nga mjedisi apo rrethi shoqërorë. Në këtë drejtim njerëzit do të na shohin si dikush që mund të ndikoj pozitivisht në jetën e tyre. Në fakt kjo duket e vetmja mënyrë që ne të krijojmë jetën tonë përmes zgjedhjeve të panumërta që na ofrohen për çdo ditë. Individualiteti dhe karakteri ynë i vërtetë nuk mund të lulëzojë plotësisht pa punë të vështira. Por, kjo punë herët a vonë jep rezultatet e saj.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “785” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply