“Burrneshat” në repertorin e tri kinemave franceze 

0

Filmi që nëpërmjet personazhit kryesor shpërfaq historinë për traditën e burrneshave shqiptare, po shpaloset në ekranet e tri kinemave franceze. “Burrneshat” me regji të Laura Bispurit, i bazuar në romanin e shkrimtares shqiptare Elvira Dones, më 17 të këtij muaji filloi të shfaqet në kinemanë parisiene “Cinema Le Louxor”.

Dy ditë premierë filmi u shfaq në kinemanë e qytetit Mon- tereau, derisa më datë 21 e kishte premierën në kinemanë parisiene “UGC Orient Express”. Filmi shpalos rrëfimin për Hana Dodën (që luhet nga aktor- ja italiane Alba Rohrwacher), e cila braktis fatin e vet për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore e ardhme, e detyruar për gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të vet, i bin- det ligjit tё vjetër të Kanunit, i cili u jep grave mundësi për të jetuar të lira si burrat dhe për të pasur një pushkë, duke marrë në kёmbim betimin e virgjërisë së përjetshme. Për të gjithë Hana Marku, bëhet një “virgjëreshë e përbetuar”.

Share.

Leave A Reply