Fillon xhirimi i filmit “Zonjusha

0

Genc Berisha, regjisor i filmave “Të mjerët”, “Me mujt me bo e kishim bo” dhe “SS” (në post-produksion), do të fillojë xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë me titull “Zonjusha”. A&G Production informon se filmi për dallim nga filmat e kaluar të regjisorit do të ketë një kastë më të gjerë, duke përfshirë aktorët Armend Baloku, Ylber Bardhi, Besart Sllamniku, Dukagjin Podrimaj, Besnik Krapi, Nëntor Fetiu etj. Skenari i filmit “Zonjusha”, shkruar nga Besart Sllamniku dhe Lulzim Bucolli në vitin 2004, ka marrë pëlqimin nga regjisori qysh në fil- lim të vitit 2015, duke filluar në atë kohë parapërgatitjet për të përfunduar në xhirim në muajin korrik. Zhanri i filmit do të jetë krim-ko- medi, që do të përcjellë ngjarjen e tre gangsterëve lokalë të cilët ngarkohen për një punë, por rrugës përballen me probleme të njëpasnjëshme dhe si rezultat de- tyrohen të futen në rrjetin e nën- tokës së atij vendi.

Tema do të jetë fiktive dhe nuk paraqet asnjë vijë të realitetit koso- var.
Filmi pritet të ketë premierën në pranverë të vitit 2016.

Share.

Leave A Reply