Xhoia Dumi, fituese e edicionit të parë të “Shopping Queens Albania” 

0

Ka përfunduar sezoni i parë i “garës së çmendur” shopping quiz në Shqipëri.
Kjo ishte një garë ku konkurrentët treguan perceptimin individual për modën dhe konceptimin e tyre për t’u ve- shur.

Konkursi u zhvillua nën vëmendjen e stilistes Rezarta Skifteri, fotografit Endrit Mër- tiri dhe nën moderimin e modeles së imazhit, Aurela Hoxha.

Në finale kaluan konkurrentet Alba Baholli, Diljana Prenga, Xhoia Dumi dhe Junida Baze. Konkurrentet u vlerësuan nga një juri e përzgjedhur, ku bënte pjesë edhe këngëtarja Orinda Huta.

Juria shpalli fituese të edi- cionit të parë të “Shopping Queens” Xhoia Dumin. “Shopping Queens” është një format televiziv që transmetohet në 13 vende të botës, mes tyre për herë të parë u bë pjesë edhe Shqipëria.

Formati shqiptar i konkursit në fjalë u prodhua nga Tring Produksion dhe u transmetua në Living HD dhe Vizion Plus.

Share.

Leave A Reply