Big Mama mes muzikës dhe televizionit

0

Shoqërohemi çdo të diel me emisionin e saj “1 kafe me mamën”, por ka kohë që nuk kemi ndonjë projekt të ri muzikor nga Big Mama.
Këngëtarja zbuloi se me gjithë angazhimet televizive, ajo ka të realizuara tri këngë të reja, të cilat do të publikohen të realizuara me videoklipe.
“Angazhimet rreth emisionit nuk po më lënë kohë t’i përkushtohem më shumë muzikës, por besoj që brenda pak ditësh do të filloj me realizimin e videoklipit të parë për këtë vit, për të vazhduar me një tjetër gjatë verës si dhe një në vjeshtë”, ka thënë Bigi.
Dy nga projektet janë ritmike, ndërsa këngëtarja ka të realizuar edhe një baladë nga Ilir Berani.
Veç projekteve muzikore dhe televizive, Big Mama është e angazhuar edhe në dasma dhe ahengje familjare, sezoni i të cilave fillon së shpejti.
Ndryshe ditë më parë ajo ka realizuar edhe një fotosesion të ri me fotografin Veton Osmani duke mahnitur me pamjen e saj.

Share.

Leave A Reply