Burrneshat” merr çmim në Italian Golden Globes 2015

0

Filmi “Burrneshat” me regji të Laura Bispurit u vlerësua si filmi më i miri debatues në edicionin e 55-të të Ital- ian Golden Globes.

Nё rolin kryesor të këtij filmi luan ak- torja italiane Alba Rohrwacher, ndër- sa në role të tjera janë aktorët shqip- tarë Flonja Kodheli, Bruno Shllaku, Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj. Ceremonia, e cila u mbajt në Romë, po ashtu ka dhënë çmimin për ak- toren më të mirë Alba Rohrwacher, për rolin e saj në “Hungry Heart”, e cila po ashtu luan edhe tek “Burrneshat”. Globi për aktorin më të mirë shkoi për Luca Zingaretti për rolin në “Perez”. Filmi “Leopardi” nga Mario Mortone është fituesi kryesor i mbrëmjes, si filmi më i mirë në këtë gjitha katego- ritë.

“Burrneshat” është i mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana” dhe flet për Hana Doda, e cila ende një vajzë e vogёl, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyru- ar kjo pёr gratë në malet e ashpra të Shqipërisë.

Share.

Leave A Reply