Dafina Kastrati ngjitet në top-dhjetëshen e “Hitparade”

0

Nuk është dashur shumë kohë që këngëtarja kosovare Dafina Kastrati me këngën e saj të re “Shot Calling”, të ngjitet në majat e toplistave muzikore.
Pasi ditë më parë videoklipi i saj ka filluar të emetohet edhe në kanalin më të madh muzikor MTV, tani vjen edhe një sukses i radhës i Dafinës, pasi ka arritur të jetë në top-dhjetëshen e toplistës muzikore “Hitparade”.
Ngjitja e saj deri në këtë pozitë ishte mjaft e shpejtë, pasi në fillim të javës së kaluar, ishte vetëm e 56-ta, por talenti dhe interpretimi i saj i jashtëzakonshëm, është pëlqyer shumë nga adhuruesit e muzikës dhe tani ajo me shpejtësi po ngjitet drejt majave botërore të muzikës.
Me një ritëm të këtillë të ngjitjes, shumë shpejt mund të presim që ajo të jetë në maje të kësaj topliste.

Share.

Leave A Reply