“Don’t Breathe”, në pozitën e parë

0

Ishte një fundjavë e suksesshme për filmin, “Don’t Breathe”, i cili po vazhdon ta ruajë pozitën e parë në arkat filmike të Amerikës Veriore.
Filmi i zhanrit Triller psikologjik, arriti të shesë bileta në vlerë prej 15.7 milionë dollarëve, dhe kështu u emërua kampion i kësaj jave.
Siç duket publiku e ka mirëpritur këtë projekt të zhanrit triller psikologjik, pavarësisht se filmat aksion dominojnë në shijen e adhuruesve të filmit të cilët i vizitojnë kinematë.
Filmi i fundit i studios Warner Bros, “Suicide Squad”, po vazhdon të qëndrojë në pozitën e dytë të kësaj liste, me 10 milionë dollarë të fituara. I bazuar në librin komik me të njëjtin emër, filmi i regjisorit David Ayer në rolin e protagonistëve i sjell aktorët yje të Hollywoodit: Will Smith, Margot Robbie, Jared Leto, Jai Courtney dhe Cara Delevigne. Ata portretizojnë një grup kriminelësh me aftësi të jashtëzakonshme, të cilëve qeveria u kërkon ndihmën për ta mposhtur një kriminel të rrezikshëm dhe kështu ata përfundojnë duke e luajtur rolin e heronjve.

Share.

Leave A Reply