Era, këngëtarja që revolucionarizoi Evropën

0

Sukseset e Era Istrefit në tregun ndërkombëtar nuk kanë të ndalur.
Këngëtarja shqiptare me projektin e saj “BonBon” ka arritur të bëhet pjesë e toplistave botërore duke garuar me emra të mëdhenj të muzikës.
Për Erën kanë shkruar edhe media të mëdha botërore duke thurur fjalë të mëdha për shqiptaren e re që po tenton tregun ndërkombëtar.
Në faqen e radios Los40.com mes shkrimeve për Prince dhe Enrique Iglesias kanë publikuar një fotografi të Erës sipër së cilës kanë shkruar: “Kemi gjetur këngëtaren që revolucionarizoi Europën!”, gjersa kanë paralajmëruar se këngën e saj do ta transmetojnë të dielën.
Gjersa versioni shqip po dëgjohet në masë të madhe, Era po punon për versionin e saj në gjuhën angleze.

Share.

Leave A Reply