Ermonela Jaho thellësisht prekëse me “La traviata” në Londër

0

Kanë kaluar 25 vjet prej se u pa produksioni i parë i Richard Eyre, i operës “La traviata”. Me rikthimet që qysh atëherë i janë bërë të paktën për çdo vit, shpeshherë me kastë të dyshes (sikur kjo), opera ka sfiduar këngëtare të shumta në rolin kryesor dhe e ka sfiduar secilin ta bëjë rolin në të veten.
Një vizitore e rregullt ka qenë sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, e cila duket sikur ndihet në shtëpi në secilin produksion të Eyre. Ajo për të parën herë e këndoi këtë rol para 10 vjetësh, përkrah me Jonas Kaufmann dhe Dmitri Hvorostovsky, dhe u ka dhënë hir inskenimeve të bukura të këtij roli disa herë qysh atëherë. Është lehtë të shihet pse ajo ka pranuar ftesa të vazhdueshme. Sikurse Marietta Poccolmini, Violetta e parë e “London Royal Opera House” dhe për shkak të popullaritetit të hershëm të operës, ajo mund të përshkruhet si “e këndshme, energjike, e imët”.
Në rastin e Jahos, duhet shtuar edhe brishtësia, për shkak të butësisë dhe zërit që e definojnë performancën e saj. Megjithëse ka shkuar në limitet e saj në përmbushjen e frazave më të mëdha, Jaho jep gjithçka që ka, sidomos një diversitet të jashtëzakonshëm në të kënduarit e butë, intim, të ndjeshëm, ëndërrimtar, intensiv dhe si rezultat një portretizim thellësisht prekës. Pjesa tjetër e kastës është zgjedhur mirë për t’iu përshtatur nivelit të saj.

Share.

Leave A Reply