Film në Londër dedikuar sopranos Ermonela Jaho

0

Opera Mbretërore e Londrës do të nisë xhirimet për një film dokumentar për sopranon shqiptare me famë Botërore Ermonela Jaho. Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të operas (Royal Opera House).
“Në qoftë se opera është e re për ju, ose thjesht keni kureshtje, sopranoja Ermonela Jaho do të bëjë më të mirën e saj për t’ju përgjigjur. Ne do të përzgjedhim disa këngë dhe do t’i përdorim për të krijuar një film që do të xhirohet javën tjetër”, shkruhet në faqen zyrtare. Në faqen zyrtare të Operës Mbretërore të Londrës janë dhënë disa detaje nga skenari i filmit, ku do të jetë së pari intervista sesi Ermonela Jaho u bë këngëtare e operës.
Më tej, do të tregohet për sfidat e saj në skenat botërore dhe sukseset e mëdha në operën londineze. Ermonela Jaho është e vlerësuar me shumë çmime prestigjioze, ndërsa një vit më parë ajo u vlerësua me çmimin më të lartë, që konsiderohet si Oscari i Operës: me çmimin e publikut Internacional Opera Awards

Share.

Leave A Reply