Filmi kosovar ‘Home’ merr çmim në BAFTA

0

Filmi kosovaro-anglez “Home” ka marrë çmimin për filmin më të mirë të shkurtër britanik.
Në skenë për ta marrë çmimin ishin Shpat Deda, Daniel Mulloy, Scott O`Donnell dhe Afolabi Kuti.
Filmi ka fituar në kategorinë Best Short, duke lënë pas filmat Consumed, Mouth of Hell, Standby dhe The Party.
Është sukses i madh që filmi të triumfojë në një kategori ku konkurrenca është e fortë. Ky është një tjetër film kosovar i cili ka triumfuar në një prej garave më prestigjioze të filmit në botë, pasi vitin e kaluar ishte filmi “Shok” që u nominua për Oscar.
Filmi është prodhim mes Kosovës e Anglisë, me regji nga Daniel Mulloy, e ku një pjesë e mirë e ekipit filmik përbëhet nga emra shqiptarë si aktorja Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj.

Share.

Leave A Reply